Me mbi 30 vite eksperiencë në treg, ne kemi krijuar besim tek pronarët e shtëpive, ndërtuesit dhe arkitektët në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Përmes bashkëpunimeve serioze me partnerë ndërkombëtarë, LESNA ofron produkte që kombinojnë cilësi, funksionalitet dhe dizajn modern.
Ne kujdesemi për çdo fazë të procesit – nga prodhimi deri te montimi dhe shërbimi pas instalimit. Ekipi ynë i trajnuar dhe i specializuar garanton zgjidhje të sakta, komunikim të qartë dhe rezultate që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh me fokus kryesor ne Dritare, Dyer dhe Mobilje
Misioni i LESNA është të ofrojë produkte kualitative dhe me çmime konkuruese. Çdo gjë që bëjmë është e përqëndruar në përmbushjen e nevojave të klientëve dhe ofrimin e shërbimit më të mirë të mundshëm.
Lesna Tirane tregton produkte te LESNA SHPK PRISHTINE e cila e filloi aktivitetin e saj 50 vite më parë dhe që nga ajo kohë është bërë brendi më i njohur dhe më i përdorur në industrinë e dyerve dhe dritareve në rajon. Për më shumë se 30 vite, pronarët e shtëpive dhe ndërtuesit kanë vendosur besimin e tyre tek ne, sepse produktet tona dallohen për cilësinë, performancën, funksionalitetin dhe bukurinë e tyre.
Çdo derë, dritare dhe mobilje që krijohet nga LESNA është një kombinim i cilësisë, funksionalitetit dhe dizajnit modern, duke sjellë vlerë të qëndrueshme për klientët tanë. Ne nuk prodhojmë thjesht produkte, por krijojmë zgjidhje që përmirësojnë ambientin dhe jetën tuaj.